Gjeorgjia debutuese mori pikën e parë në Europian pas barazimit historik 1 – 1 me Çekinë këtë të shtunë në Hamburg.

Protagonist absolut në këtë sfidë ishte portieri gjeorgjianëve Mamardashvili, i cili ndali goditje të rrezikshme gjatë të gjithë lojës. Ishte pikërisht ai lojtari më i mirë i ndeshjes.

Mikautadze realizoi me 11-metërsh në shtesën e pjesës së parë. Pas pushimit vrrulli çekëve solli barazimin në minutën e 59’ me autor Schick.

Më pas sulmuesi kryesor i Çekisë u dëmtua dhe pritet të mungojë në takimin e fundit në grup me Turqinë.

Përmbysja nuk u arrit edhe pse mundësitë nuk munguan.

Tv Klan