Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar në samitin, “Klosters Forum”, i mbajtur në Davos të Zvicrës, ku ndau me të pranishmit rrugën e transformimit të Tiranës.

Në fokus të diskutimeve gjatë samitit ishin bumi turistik që ka pasur kryeqyteti, rëndësia që po i jepet fëmijëve me ndërtimin dhe rikonstruktimin e kopshteve, çerdheve dhe shkollave, si dhe këndeve të lojërave.

Gjithashtu, në samit u vlerësua puna e Bashkisë së Tiranës sa i përket rindërtimit të lagjeve pas tërmetit dhe transformimit të Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë në gjithë Rajonin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shprehet se Tirana është transformuar nga një qytet i izoluar, në një metropol ku turistët mezi presin ta vizitojnë!

Tv Klan