Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është takuar këtë të enjte me Ndihmës Sekretarin e Shtetit në SHBA, Todd Robinson. Ky takim vjen në kuadër të vizitës disa ditore të ministrit të Brendshëm në Amerikë.

Gjatë bisedës së zhvilluar me ndihmës sekretarin  e shtetit, ky i fundit shprehu mbështetjen amerikanë ndaj autoriteteve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Balla u takua në Uashington edhe me Kryetarin e Komisionit Special në Kongresin Amerikan, Xhohn Mylenar me të cilin bisedoi për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e përdoruesve të internetit dhe rrjeteve sociale nga dhuna online.

Ministri zhvilloi edhe një takim në zyrat e Departamentit të Shtetit ku iu dorëzua një certifikatë vlerësimi për mikëpritjen e afganëve.

Tv Klan