Gjergj Bojaxhi: “Është për të ardhur keq që u deshtë 8 vjet që ekzekutivi i bashkisë të prezantonte një plan rregullues për qytetin e Tiranës. Por ajo që është për të ardhur dhe më shumë keq është që gjatë këtyre 8 viteve shumë prej atyre hapësirave që duhet teorikisht të rregullohen nga ky plan janë dhënë si leje ndërtimi me studime të pjesshme dhe janë betonuar. Unë do të thoja që këtu mbrapa që jemi jo më larg se 30 metra nga fillimi i digës së liqenit. Është një shembull i betonimit që është bërë për ato që kanë qenë hapësira të gjelbra të qytetit. Është një leje e dhënë nga bashkia e Tiranës në vitin 2005 dhe sigurisht ka shumë shembuj të tillë. Janë betonuar me leje të dhëna nga bashkia.”/tvklan.al