Ministrja gjermane e Punëve të Brendshme Nancy Faeser shpreson se marrëveshjet për zhvendosjen e azilkërkuesve në vende të treta jashtë BE-së do të sjellin një ‘ndryshim të lojës’ në përballjen me trafikantët e qënieve njerzore. Faeser vlerësoi edhe një herë përpjekjet konkrete, siç është nisma e Italisë për të dërguar mijëra azilkërkues në Shqipëri që sipas saj është kontribut në funksion të politikës evropiane të azilit.

Megjithatë, për Faeser-in, fakti që në Shqipëri sipas marrëveshjes me Romën është vendosur një kufi maksimal prej 3000 refugjatësh, do të thotë se kemi të bëjmë me një numër shumë të vogël në raport me flukset migratore drejt Europës Perëndimore. Ajo gjithashtu vuri në dukje se përpjekjet e Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka punuar për 18 muaj për të zbatuar një marrëveshje të ngjashme për dërgimin e refugjatëve në Ruandë, ende nuk kanë prodhuar një model të qëndrueshëm.

Gjermania pretendon se përvoja e kushtueshme e Mbretërisë së Bashkuar me Ruandën nuk ka qenë inkurajuese. Faeser përmendi mundësinë e procedurave më të shpejta të azilit në kufijtë e jashtëm të BE-së si dhe një shpërndarje më të drejtë të refugjatëve midis vendeve të BE-së.

Faeser pret opsionet e mundshme ligjore për një marrëveshje azili nga palët e treta. Çështja se cili vend mund të jetë i përgatitur të pranojë azilkërkuesit nga Gjermania nuk është adresuar ende.

Klan News