Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes Genc Ruli gjatë takimeve që ka zhvilluar në qarkun e Gjirokastrës është ndalur në Këlcyrë dhe Ballaban ku është takuar me banorët e zonave. Ministri Ruli është ndalur në arritjet e bëra nga qeveria Berisha gjatë këtyre katër viteve të cilat u finalizuan me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Genc Ruli: “Kjo qeveri ka ardhur të qeverisi për këtë vend, e bëri të pasur buxhetin e shtetit jo se i gjeti diku nëpër botë, ku qeveria e mëparshme nuk ishte në gjendje ti gjente, para më shuam e financime më shumë, këtu i gjeti në Shqipëri, këtu ku ishin burimet tona financiare. Te taksat, te kontributet që japim të gjithë përditë.”

Në fund ministri Genc Ruli i ka kërkuar të pranishmëve të vazhdojnë të mbështesin përsëri qeverinë dhe në një mandat të dytë pasi reforma më të rëndësishme do të kryhen në katër vitet e ardhshme./tvklan.al