6 hidrocentrale të reja do të ndërtohen në rrjedhën e lumit Shalës në qarkun e Shkodrës nga konsorciumi slloven“Interenergo”. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës,  Genc Ruli dhe përfaqësuesit e këtij konsorcium të përbërë nga disa shoqëri sllovene nënshkruan kontratën për ndërtimin e këtyre HEC-eve, që nuk janë të vetmit që po ndërtohen në vendin tonë.

Genc Ruli: “Projekti parashikon ndërtimin e 6 hidrocentraleve në formë kaskave, me nënshkrimin e kontratës së sotme bëhet pothuajse 60 kontrata koncensionare të nënshkruara në një cikël kohor që ka filluar vetëm 2 vjet më parë, në fund të muajit prill dhe në muajin maj neve do të asistojmë në rreth 10 inaugurime të fillimit të punimeve në këto vepra të rëndësishme hidroenergjetike.”

6 hidrocentralet do të ndërtohen në Theth,  Grunas ,  Nderlyse ,  Lekaj,  Breglumi dhe  Vajnisht, ky i fundit është parashikuar të ndertohet me digë,  rreth  2 km larg grykëderdhjes të liqenit të Komanit. Sipas parashikimeve këto hidrocentrale do të prodhojnë mesatarisht 530 milion e 350,mije kwh energji në vit./tvklan.al

Gazetare Brunilda Cami