Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” të dhënë në Maj të këtij viti për Marklen Hakën. Haka akuzohet për “vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” ndaj Durim Bamit më 4 Nëntor të viti 2020.

 Gjatë zhvillimit të seancës Marken Haka ka mohuar akuzën e prokurorisë, ai ka pretenduar se nuk ka marrë pjesën e atentatin ndaj durim bamit pasi në atë kohë ndodhej në një vend tjetër. Po ashtu haka ka mohuar që të ketë përdorur “skyecc”.

Në vendimin e gjykatës për dosjen revanshi që Klan News e disponon të plotë emri i 33-vjeçarit haka përmendet edhe në raste të tjera, duke dhënë informacion. Por akuzat zyrtare i ka vetëm për sigurimin e informacioneve për lëvizjet e Durim Bamit, të cilin kërkonin që ta eliminonte Ervis Martinaj.

Po ashtu në një tjetër episode në vendimin e gjykatës thuhet se 33-vjeçari ka pasur për detyrë të gjej vrasës me page dhe të vëzhgoj lëvizjet e ish-deputeti Arben Ndoka në Tiranë. Ndërkohë kërkonte që ta vriste Durim Bami. Ky atentat do të realizohej në Janar të 2021. Marklen Haka u arrestua në premten në Nikël pas gati 4 muajsh në arrati.

Ai u gjet në banesën e familjari të tij në këtë zonë. Policia kishte gati një muaj që qëndronte në Nikël pasi kishin informacione në rrugë operative që 33-vjeçari kishte hyre në territorin e Republikës së Shqipërisë. Marklen Hakës i janë bërë disa atentate për ta eliminuar, ndër më të rëndat janë ai i Shtatorit të 2019. Në atë kohë ai u plagos rëndë në pragun e banesës së tij dhe humbi jetën më pas në spital halla e tij, Shpresa Basha.

Po ashtu një tjetër atentat është ai i datës 8 Qeshor 2022, kur Haka u gjend në breshërisë së plumbave pasi kishte dal nga banesa për të takuar dy mikesha të tij.

Klan News