Federata Shqiptare e Futbollit prezantoi në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” projektin e rëndësishëm “Elite Youth Development Academy”, që do të vihet për herë të parë në zbatim në vendin tonë nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u shpreh se është një ditë e shënuar për futbollin shqiptar nisja e një projekti kaq të rëndësishëm.

Edhe përfaqësuesi i UEFA-s, Olivier Doglia u shpreh besimplotë se ky projekt do të jetë i suksesshëm, teksa falenderoi FSHF-në për mbështetjen që i jep fëmijëve në mënyrë që ata të zhvillojnë të ardhmen e tyre në futboll.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu për përurimin e kësaj akademie. Mendoj që është një projekt shumë i mirë dhe e kam parë edhe feedback-un e këtyre akademive në vendet e tjera. Përgatituni për një event fantastik. Ky është momenti juaj. Duhet të jeni shumë krenarë që jeni të përzgjedhurit e kësaj akademie. Jepni 120% tuaj dhe ju sugjeroj që ta shijoni dhe të bëni më të mirën tuaj.”

Një projekt shumë i rëndësishëm që do të përfshijë 37 fëmijë të talentuar të datëlindjeve 2010 dhe 2011, teksa qëllimi kryesor është edukimi dhe trajnimi i talenteve jo vetëm në kontekstin sportive, por edhe në atë edukativ dhe personal.

Klan News