Seanca e sotme gjyqësore në ngarkim të grupit të parë të të akuzuarve për ngjarjet e 14 Shtatorit është shtyrë. Gjyqtarët kanë vendosur t’i kalojnë Kryetarit të Gjykatës së Tiranës, marrjen e mundshme të një vendimi për bashkimin e dy çeshtjeve. Sipas një vendimi të Gjykatës së Apelit është hedhur poshtë kërkesa e Ekrem Spahisë, kryetarit legalist për ndryshimin e togës aktuale të gjyqtarëve që merren me gjykimin e tij.

Njëri nga avokatët mbrojtës ka kërkuar thirrjen në sallën e gjyqit të Dan Everts ish përfaqësuesin e OSBE-së në Shqipëri për të dëshmuar në këtë proces. Në seancën e sotme mungonin dy të akuzuar Alfons Zeneli dhe Luan Kamberi që gjykohen në gjendje të lirë./tvklan.al