Lajme Arkiva 2003

Ish drejtori i policisë së Elbasanit Edmond Koseni ka kërkuar 3 persona të tjerë për të dhënë dëshmitë e tyre. Seanca gjyqësore është zhvilluar pa praninë e kamerave në Gjykatën e Faktit të rrethit të Elbasanit.

Duke marrë shkas nga incidentet e ndodhura në seancat e kaluara këtë radhë siguria ishte përforcuar. 10 ditë më parë pas përfundimit të seancës gjyqësore midis palëve filluan sharjet dhe ofendimet aq sa gjendja rrezikohet të marrë masa masive, por me ndërhyrjen e policisë konflikti u shua.

Në seancën e sotme gjyqësore ka munguar avokati i Kosenit, Maks Haxhia. Në procesin gjyqësor kanë vazhduar pyetjet e dëshmitarëve dhe kanë përfunduar provat e kërkuara nga prokurori i çështjes Elio Mazreku, kjo është seanca e 5 gjyqësore ku përveç ish drejtorit të policisë së Elbasanit, Koseni po procedohet kunati i tij Xhafer Elezi./tvklan.al