Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Të pandehurit e 14 Shtatorit mbeten në qelitë e burgut. Në seancën e sotme gjyqësore në përfundim të afatit 6 mujor të burgimit, pritej ndryshimi i masës së arrestit dhe daljen nga burgu i Ekrem Spahisë dhe të tjerëve. Por prokurori Nasip Naço tha se afati i vërtet i paraburgimit duhet të mbaroj më 19 Nëntor. Pra sipas prokurorit Naço koha prej 15 ditësh u shpenzua në Apel për shqyrtimin e kërkesës së të pandehurve.

Shtyrjet e shumta të seancave nuk kanë ardhur si faj i prokurorisë por i vetë gjykatës dhe kërkoi të shtyhet afati i paraburgimit dhe nëse gjykata e sheh të arsyeshme ndryshimin e masës së sigurisë për të pandehurit atëherë prokurori Naço propozoi si masë sigurie lirimin e tyre dhe vendosjen e garancisë mbi pasurinë të të pandehurve dhe kërkoi dorëzimin në bankë të 10 mijë dollarëve për secilin të pandehur.

Pas një pushimi të shkurtër gjyqtari Sokol Pasho vendosi shtyrjen 15 ditë të afatit të paraburgimit si shkak i shtyrjeve të mëparshme dhe mbajtjen deri në fund masën e sigurisë së mëparshme. Propozimi i prokurorit Naço garanci mbi vlerat pasurore dhe ndjekjen në gjendjen e lirë të të pandehurve gjyqtari Pasho vendosi ta shqyrtoj pas 15 ditësh. Por vendimi i gjyqtarit Pasho ka nxitur reagimin e të afërmve të të pandehurve, ndërkohë që vetë të pandehurit në kundërshtim me vendimin shpallën grevën e urisë.

Seanca e sotme që vazhdoj në një rrjedhë të kundërt me atë çka  pritej nga të akuzuarit dhe të afërmit e tyre e futi procesin e 14 Shtatorit në zhvillime të reja./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj