Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Për herë të dytë nuk paraqiten ekspertët e thirrur nga Prokuroria për të vërtetuar origjinalitetin e provave të saj për çështjen e 14 Shtatorit. Është zhvillua sot seanca e radhës gjyqësore për dosjen e parë në ngarkim të 13 të pandehurve në Gjykatën e Faktit të Tiranës. Masa të forta sigurie, ku në ndihmë të togës së shoqërimit ka patur edhe mjaft forca të Briskut ashtu si dhe në seancën e shkuar.

Përfaqëues të opozitës shqiptare të grupuar në Bashkimin për Demokraci për herë të parë janë paraqitur në dyert e gjykatës por sot në rolin e dëgjuesit. Katër prej tyre janë nxjerrë jashtë sallës ku zhvillohet gjyqi pasi ata rezultojnë si të akuzës dhe të palës mbrojtëse.

Seanca e sotme ka filluar me vendimin e trupit gjykues të kryesuar nga Sokol Pasho për hedhjen poshtë të kërkesës së Prokurorit Nasip Naço për ndryshimin e masës së sigurisë në ndalimin e ushtrimit të profesionit ndaj të pandehurit Alfons Zeneli i cili gjykohet në gjendje të lirë. Ashtu si dhe në seancën e shkuar nuk janë paraqitur tre ekspert të rinj të thirrur nga Prokurori Naço. Dy prej tyre ndodhen jashtë shtetit ndërsa njëri prej tyre Estref Myftari nuk është paraqitur. Për këtë prokuroi ka bërë të ditur edhe emrin e një tjetër eksperti Nesti Guri, i cili punon në laboratorin qëndror të kriminalistikës.

Avokatët mbrojtës kanë kërkuar rishqyrtimin e vendimit për zgjatjen e mbajtjes së klienteve të tyre në dhomat e izolimit të repartit 313. Të pandehurit të cilët kanë filluar prej 9 ditësh një grevë urie janë paraqitur në seancën e sotme. Njërit prej tyre të panderhurit Elvis Kamberi i bie të fikët në sallë dhe ështe dërguar me urgjencë ne spitalin e burgut pasi gjendja e tij shendetesore është përkeqësuar. Ka qenë ky zhvillimi që ka detyruar trupin gjykues të marrë vendimin për ta shtyrë seancën gjyqësore./tvklan.al