Një prej oficerëve të Shërbimit Informativ ka dhënë një dëshmi kyç për procesin penal të hapur ndaj ish-zyrtarëve të SHISH, në lidhje me torturimin dhe zhdukjen kosovarit  për zhdukjen e Remzi Hoxha. Dëshmitari i akuzës Beqir Tërshalla, ka deklaruar në një seancë me dyer të mbyllura gjithçka ka ditur në lidhje me akuzat e rrëmbimit dhe torturës të 3 shtetasve nga ish SHIK-asit e dikurshëm.

Për arsye etike ne jemi të detyruar të ruajmë identitetin e tij vizual. Dëshmia e tij më e rëndësishme për akuzën ka qenë fakti se ky person ka qenë ndërmjetësi i një takimi mes ish drejtorit të SHISH Arben Sefgjini dhe një prej personave të marrë nga SHIK Zizo Kristopulo në lokalin e tij në Ksamil të Sarandës.

Ky deponim ka rrëzuar kështu një prej alibive të të pandehurit Arben Sefgjini, i cili që nga deklaratat e tij të para, ka mohuar njohjen me personat për të cilët akuzohet se ka urdhëruar rrëmbimin dhe torturimin e në Vain të Lezhës.

Në këtë seancë kanë dëshmuar dhe disa punonjës të lartë të policisë së shtetit dhe ish-agjentë krimesh, të cilët kanë pasur dijeni mbi denoncimin e punëtorëve të firmës private që drejtonte Remzi Hoxha në Tiranë. Askush prej dëshmitarëve nuk ka deklaruar saktësisht se çfarë është bërë pas këtij denoncimi për të zbardhur kështu rrethanat e zhdukjes së Remzi Hoxhës./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani

Operator: Klodian Keçi