Vitet kalojnë, por Cristiano Ronaldo vazhdon të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të shënojë gola.

Portugezi gjeti rrugën e rrjetës, për të katërtën ndeshje radhazi, me fanellën e Al Nassr.

Sulmuesi 39-vjeçar, shënoi në sfidën e fundit të kampionatit, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 4-1 ndaj Al Feiha.

Në fundin e pjesës së parë, Ronaldo shënoi si në kohët e tij të arta, nga goditja e dënimit. Gjujatja e fortë e luzitanit shkoi në fund të rrjetës.

Në fitoren me katër gola, rrugën e rrjetës për Al Nassr, e gjetën edhe Talisca dy herë, si dhe Brozovic.

Ronaldo e ka nisur kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme, me katër gola të shënuar, në katër ndeshje, ndërsa nuk ka ndërmend të ndalet këtu, pasi siç e theksoi edhe vetë, nuk mendon tërheqjen, pasi ndihet i lumtur në fushë. /tvklan.al