Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Sekretari i përgjithshëm Gramoz Ruçi, deklaroi se PS nuk do të shkojë e përçarë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Gramoz Ruçi: “Përse, kush ka thënë se do të ketë qëndrime të Partisë Socialiste jashtë të gjitha sensibiliteteve. Partia Socialiste është një organizëm i gjallë që ka në vëmendje të gjitha sensibilitetet e veta”.

Përsa i takon uljes në tryezë me kundërshtarët e deklaruar të kryeministrit Nano, numri 2 i PS u shpreh skeptik.

Gramoz Ruçi: “Nuk bëhet fjalë e dashur për bashkëpunime me emra të përveçëm, të gjithë deputetët socialistë janë pjesë e Partisë Socialiste, pjesë të së tërës”.

Pas thirrjes së Presidentit të Republikës, komisioni i problematikës elektorale pranë KPD-së, u mblodh gjatë paradites në PS, me pjesëmarrjen e zv/kryeministrit Namik Dokle dhe Ministrit të Drejtësisë Fatmir Xhafaj. Sekretari i përgjithshëm deklaroi, se PS është e gatshme ndryshimet e nevojshme në infrastrukturën zgjedhore, por pritet ende sipas tij skaneri teknik i ndërkombëtarëve dhe sugjerimet e ekspertëve shqiptarë mbi kodin elektoral./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj