Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Alternativa e konkurrimit, deklaruar nga ish-kryeministri Ilir Meta, për sekretarin e përgjithshëm në PS Gramoz Ruçi, tregon shqetësimin e të ashtuquajturve deputetë të mendimit ndryshe brenda partisë, për t’u përfshirë në listën e kandidatëve të PS për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Gramoz Ruçi: “Banalizohet debati mediatik, që mesa duket problemet s’janë për çështje kardinale, për çështje principiale, për çështje alternativash, por janë për ethe se kush do të jenë kandidatët e ardhshëm të subjektit tonë politik. Ende është herët për të përcaktuar se kush do të jenë këta kandidatë. Do jetë apo s’do jetë Ruçi kandidat për deputet në zgjedhjet e 2005, kjo është e drejtë ekskluzive e elektoratit socialist, por mbi të gjitha e institucioneve të PS, që do ta përcaktojnë, apo s’do ta përcaktojnë kandidatin me emrin Ruçi për subjektin politik të PS. Në PS s’ka gjueti shtrigash, në PS s’ka socialistë të tepërt”./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj