Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kërkesa të ligjshme dhe të zgjidhshme janë quajtur nga tre z/vministrat, i Privatizimit, Punës e Emigracionit dhe i Transporteve, kërkesat e grevistëve të kantierit detar Durrës. Pas mjaft kërkesave të të ngujuarve për bisedime, dita e djeshme ka ulur në kantier palën qeveritare për diskutime në ditën e dhjetë të grevës së urisë dhe 23 ditëve grevë pa afat.

Në nga kërkesat më kryesore për qetësim me të cilën kanë rënë dakort edhe krerët e qeverisë për të nxjerrë nga greva punonjësit ishte dorëheqja e kërkuar me shkrim e drejtorit të kantierit Huta. Ndërsa pikat e tjera janë lënë për zgjidhje deri në kthim të pronarit të palës polake.

Por lajmi i mirë që pritet të ndodhte sot në mëngjes me daljen e grevistëve pasi drejtori Huta ka pohuar dorëheqjen me gojën e tij nuk ndodhi, pasi po sot ai e tërheq këtë vendim. Punonjësit ndodhen sërisht në grevë ndaj sot komisioni i grevës vendosi të ndërpres çdo lloj takimi me ministrin Bufi dhe kryeministrin Majko dhe kërkon shkarkimin e ministrit Bufi pasi nuk është arritur asnjë zgjidhje./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhit