Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Grupi parlamentar socialist i ka kërkuar sot më tepër përgjegjësi qeverisë në hartimin e projektligjeve. Sipas ish-Ministrit të Financave Arben Malaj, aktet nënligjore bëhen publike në një kohë të shpejtë para publikimit në fletoren zyrtare, duke shkaktuar çotoditjen e biznesit.

Është kërkuar ulja e tarifave për dhënien e lejeve të ndërtimit, pasi tarifat e larta i kanë detyruar biznesmenët dhe qytetarët të ndërtojnë pa leje. Të enjten në parlament do të raportojë në seancë plenare Ministri i Pushtetit Lokal Arben Demeti. Ndërsa statusi i deputetit është shtyrë për tu diskutuar në seancat e tjera të parlamentit./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame