Shqipëria e ka bërë ballë valës së parë goditëse të krizës financiare e cila ka gjunjëzuar tashmë qindra ekonomi botërore, mes të cilave edhe vendet e rajonit.

Ardian Fullani:Sistemi financiar shqiptar nuk u ndikua nga kriza financiare, efektet e raundit të dytë po shfaqen dhe do të vazhdojnë të shfaqen dhe në të ardhmen. Në vitin 2008 është regjistruar një rënie e flukseve hyrëse të valutës dhe rritje e deficitit … Gjatë 2 muajve të fundit është evidentuar një zhvlerësim i moderuar i kursit të këmbimit, megjithatë duhet ët keni parasysh që Shqipëria gjendet në një pozicion më të favorshëm se ekonomitë e tjera të Evropës lindore dhe asaj qendrore. Shqipëria ka adoptuar me zgjuarsi një kurs fleksibël të këmbimit për të përballuar goditjet jo vetëm nga ana e inflacionit po njëkohësisht dhe nga ana e stabilitetit financiar.”

Fullani shikon eksportet shqiptare si një amortizator ndaj efekteve të krizës. Gjatë një takimi me bankierët dhe eksportuesit e shqiptar, guvernatori i bëri apel bankave nga njëra anë të vijojnë mbështetjen e këtij sektori dhe nga ana tjetër eksportuesve të kërkojnë rrugë të reja drejt industrive të së ardhmes.

Ardian Fullani:Shikoni jo vetëm zërin e të hyrave nga emigracioni, por të shikoni me sy më realist zëra të tjera të rëndësishëm ku do thoja ndikimi i eksporteve është i domosdoshëm. Përderisa tregjet po funksionojnë, vazhdojnë kreditimin, kreditimi në Shqipëri nuk është stopuar. Duhet me doemos që kësaj situate t’i paraprijmë.”/tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro

Operator: Isdor Rudho