Sistemi i së drejtës dhe botimet ligjore që publikohen në lëmin e së drejtës, tashëm do të mund të vijnë tek publiku nëpërmjet Qendrës së Publikimeve Zyrtare. I financuar nga një projekt i Komisionit Europian, qendra do të shërbejë në informimin e qytetarëve në të gjitha botimet ligjore në vendin tonë, por dhe si punë hulumtuese për qytetarët e interesuar mbi të drejtën në Shqipëri.

Enkelejd Alibeaj:Reformat konsistojnë jo vetëm në bërje ligjesh, jo vetëm në zbatim të legjislacionit, por mbi të gjitha komponent shumë të rëndësishëm kanë edhe aksesin e qytetarëve në legjislacion, aksesin e qytetarëve tek e drejta. Për ta shndërruar këtë endur në pikën fokale të marrjes së informacionit nga profesionistët e lirë dhe nga zyrtarët, nga teoricienët dhe prakticienët e së drejtës. Kjo qendër do të shndërrohet në një qendër të emetimit të legjislacionit dhe të jurisprudencës, të emetimit të informacionit të plotë, të saktë dhe të qartë zyrtar.”

Në inaugurim mori pjesë dhe eksperti i Komisionit Evropian Luigi Brusa, i cili shprehu se Bashkimi Evropian do të japë një asistencë të vazhdueshme në reformën në drejtësi dhe se kjo e fundit mbetet një ndër pikat kyçe për integrimin e vendit në BE./tvklan.al

Gazetar: Julian Kasapi