Hapet tenderi për përzgjedhjen e studimit të fizibilitetit për Portin e Vlorës. Vlera e ktij studimi arrin pesqind e njëzet e gjashtë mijë dollarë financim, i cili është akorduar në formë granti nga qeveria amerikane. Fondi do të përdoret për një projektim të përgjithshhëm të zonës ku do të përfshihen edhe projekti naftësjellës “AMBO” si dhe termoçentrali i ri që do të ngrihet në Vlorë me financimet e Bankës Botërore. Projekti parashikon dhe përllogaritjen e dëmeve në mjedis.
“Studimet të fizibiliteit të strukturës portuale të zonës së Vlorës për sa i përket zhvillimit të infrastrukturës edhe turizmit. Zhvillimi i zonës s’Vlorës për sa i përket si pikë fundore e projektit “AMBO” për futjen e Shqiprisë sëbashku me Maqedoninë dhe Bullgarinë në rrjetin e naft dhe gazsjellsit për projektin për ndërtimin e një termoçentrali për prodhim energjie elektrike.”
Pesë kompani amerikane kanë marrë pjesë në tender duke prezantuar projektet e tyre të cilat do të kenë kontraktorë disa kompani shqiptare. /tvklan.al