Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Për të marrë një kredi në bankë, individi nga sot mund të regjistrojë si siguri pasurinë e luajtshme të tij. Këtë mundësi e jep hapja e zyrës për regjistrimin e këtyre pasurive, bazuar në ligjin për baret siguruese. Përfaqësues të USAID-it, Bankës Botërore dhe qeverisë amerikane, kanë kontribuar për hapjen e kësaj zyre. Për ambasadorin Limpreht, hapja e kësaj zyre, ndihmon në zhvillimin e tregtisë, ndërsa Ministri i Financave Anastas Angjeli, fton të gjitha bankat që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, të rrisin gamën e shërbimeve kredituese./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti