Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Rinasi ka vazhduar të presë marinsat edhe sot pas mbërritjes një ditë më parë të pesë helikopterëve Apash dhe tetë helikopterëve të tjerë të rëndë qe i shoqëronin ata. Apashët e mbrritur dje kanë mbetur deri në këto momente të pozicionuara në vendqëndrimet e përgatitura para disa ditësh. Ndërsa ka vazhduar ndërkohë zbarkimi i marinsave, rraketave dhe mjeteve të tjera ndihmëse të ushtrisë amerikane.

Aeroporti tashmë është nën mbikqyrjen e dy mijë trupave speciale amerikane, të cilat kanë vetëm një detyrë, të vigjilojnë për sigurinë e aeroportit, i cili vetëm brenda pak ditësh u shndërrua në aeroportin më të rëndësishëm të aleancës së Atlantikut verior.

Sot gazetarë vendas e të huaj kanë pritur për orë e orë mbërritjen e skalionit të dytë të apashëve. Ndërkohë që ndonjëri prej tyre mundohet të kaloj kohën duke ndihmuar ushtarët në punën e tyre./tvklan.al