Muaji Qershor ka shënuar rekorde fluturimesh nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit, numri i të cilave tejkalon shifrën e 1 milion pasagjerëve. Sipas shifrave të raportuara së fundmi krahasuar me muajin Qershor të vitit të kaluar, ky aeroport shënon një rritje të fluturimeve në masën 61.6 % më shumë.

Referuar të dhënave, që prej muajit Janar në vendin tonë janë regjistruar rreth 4.8 milionë pasagjerë, me një rritje prej 65.8% më shumë se gjysma e parë e vitit të kaluar.

Referuar fluksit të fluturimeve ajrore, vitin e kaluar aeroporti i Tiranës arriti shifrën 7 milionë pasagjerë. Ky numër përbën peshën kryesore të rreth 10 milionë turistëve që vizituan Shqipërinë përgjatë vitit 2023.

Përgjatë sezonit turistik të këtij viti pritshmëritë janë që shifra e vizitorëve të tejkalojë atë të 14 milionë turistëve, ndërkohë që peshën më të lartë të trafikut të pasagjerëve e zë aeroporti i Rinasit.

Tv Klan