Izraeli u bë sërish shënjestër e sulmeve të raketave nga Libani. Në sulmin më të fundit raportohet se ka pasur 11 të vdekur dhe 19 të plagosur. Ushtria izraelite tha se raketa u hodhën në një fushë futbolli në fshatin Druzë, në lartësinë e Golanit, ku në mesin e viktimave ka edhe fëmijë. 

Izraeli fajësoi grupin libanez të mbështetur nga Irani, por ai mohoi çdo përgjegjësi për sulmin, më vdekjeprurës në Izrael ose në territorin e aneksuar nga Izraeli që nga fillimi i konfliktit në Gaza.

Kryeministri izraelit tha se Hezbollahu do ta paguajë me një çmim të rëndë këtë sulm.

Më herët një masakër me 30 të vrarë dhe 100 të plagosur shkaktoi një sulm i ushtrisë izraelite në një shkollë në një qytezë në qendër të Rripit të Gazës. Por sipas një deklarate të ushtrisë izraelite, aty strehoheshin disa drejtues të lartë të HAMAS-it.

Sulmi ndodh në një kohë kur palët janë më pranë se kurrë një armëpushimi të ri sipas një plani të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, me ndërmjetësimin e Katarit dhe Egjiptit.

Tv Klan