Historike për Shqipërinë. Lara Colturi do të na përfaqësojë për herë të parë në finalet e Kupës së Botës që do të mbahen në Saalbach të Austrisë fundjavën që vjen.

Me garën e sotme në Suedi, 17-vjeçarja ka arritur të renditet midis 25 më të mirave në klasifikimin sezonal në këtë disiplinë duke bërë që të kualifikohet për në finale.

Të dielën në garën e Slalomit, Lara do të tentojë të mbrojë klasifikimin e saj në vend të 25 për t’u kualifikuar për në finalet e Saalbach edhe në këtë disiplinë.

Tv Klan