Një i ri shqiptar humbi tragjikisht jetën në Greqi të premten si pasojë e një aksidenti me makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:30 në Nea Fokaia të Halkidiki-së. Viktima, sipas mediave lokale, është një djalë 25-vjeçar.

Ai udhëtonte me makinë, kur në rrethana të paqarta humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një pemë në anë të rrugës.

Një i ri shqiptar humbi tragjikisht jetën në Greqi të premten si pasojë e një aksidenti me makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:30 në Nea Fokaia të Halkidiki-së. Viktima, sipas mediave lokale është një djalë 25-vjeçar.

Përplasja ishte aq e fortë sa makina e shqiptarit u shkatërrua thuajse plotësisht. Ai u nis me ambulancë drejt spitalit të Kassandreia, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë./tvklan.al