Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masat e sigurisë për të arrestuarit në operacionin e majit me 51 urdhër arreste, ndryshe Metamorfoza 3.

Në qeli do të mbeten  12 personat, mes të cilëve edhe personazhe të njohur të botës së krimit, teksa në kërkim vijojnë ish deputeti Arben Ndoka, Durim Bami, apo edhe Endrit Dokle.

Bashkë me disa persona të tjerë në kërkim, ata akuzohen se janë përfshirë në atentate, sigurim kushtesh për vrasje dhe trafik dhe kultivim narkotikësh.

Tv Klan