David Huggins pretendon se ka kryer marrëdhënien seksuale me alienët si dhe ka lindur dhjetëra fëmijë!

72-vjeçari nga Hoboken, New Jersey ka rrëfyer për jetën e tij dhe marrdhënien me alienët për regjisorin Brad Abrahams në dokumentarin “Love and Saucers”.

Madje në rrëfimin e tij të gjatë ai ka thënë se e ka humbur virgjërinë në moshën 17- vjeçare me një jashtëtokësore.

“Isha duke ecur në pyll, dhe shoh një grua të ulur nën një pemë dhe ajo ngrihet dhe ajo fillon të vijë drejt meje”

, ka treguar ai.

David Huggins i ka hedhur të gjitha “eksperiencat” e tij me jashtëtokësorët në piktura.

/tvklan.al