Një sherr që ka degraduar deri në përdorimin e një mjeti prerës ka ndodhur mes 2 të miturve mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 2 në Sarandë.

Dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, një 14-vjeçar ka goditur me mjet prerës një 16-vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al