Prindër dhe fëmijë anashkalojnë masat mbrojtëse

Covidi nuk bën pushim në fundjavë, por vizitorëve në Kodrat e Liqenit të Tiranës nuk duket t’ju bëjë përshtypje.

“Parku i Liqenit Artificial ishte nga të parët që u mbyll në fillim të pandemisë pikërisht për të shmangur grumbullimet, por këtë të dielë dyndja e njërëzve e bën thuajse të pamundur të respektohen distancat”.

Ora 11:00 i gjeti prindër e fëmijë duke shijuar diellin e mesditës. Liri – dalja i ka shplodhur ata fizikisht e psikologjikisht, sikundër ka rritur rrezikun e shmangur prej disa javës në izolim.

Vogëlushët iu rikthyen vrullshëm lojrave të munguara në natyrë, por kjo bëri shpesh që kujdesi i prindërve të mos mjaftonte për të siguruar distancimin e tyre nga njëri – tjetri.

Maskat e dorezat mugojnë thuajse masivisht. Prania e shumë njerëzve i mban të shqetësuar prindërit, por natyra dhe ajri i pastër mbeten për ta alternativa më e mirë për të kaluar disa orë.

Masat lehtësuese janë për ta një vendim i nevojshëm. Lëvizje të shtuar pati si në rrugët e kryeqytetit, ashtu edhe në parqet mes lagjeve. Nuk mungoi as prania e moshës së tretë, ndonëse liri-dalja e tyre mbaroi në orën 10:00. Kjo është java e tretë që të moshuarit e fëmijët lejohet të dalin, por kurdoherë e shoqëruar me grumbullime e mungesë distancimi.

Tv Klan