Piloti italian i MotoGP rezultoi pozitiv pas garës së Malajzisë

MotoGP përfshihet nga dopingu. Piloti italian i Aprilia, Andrea Iannone është pezulluar, pasi rezultoi pozitiv në kontrollin e kryer pas garës së 3 Nëntorit në Malajzi.

Në analizën e urinës, Iannone iu gjet një substancë të ndaluar steroid anabolizant. Federata Ndërkombëtare e Motoçiklizmit mori vendimin që të mos e lejojë të marrë pjesë në aktivitetet e saj, duke e komunikuar edhe në një njoftim për mediat këtë të martë.

Andrea Iannone ka të drejtë të kryejë edhe analiza B dhe më pas të jetë një masë përfundimtare. Ky sezon për 30-vjeçarin ka qenë një dështim, pasi u rendit i 16 në klasifikimin e përgjithshëm me vetëm 43 pikë të grumbulluara.

Tv Klan