Zhvillimi i konkurseve për shkollë të lartë në muajin korrik do t’i priste rrugën abuzivizmit me kurset private e dhënien e garancisë për fitoren në to nëse studioje gjatë verës me pedagogë të degës. Ideja është hedhur nga një grup akademikësh dhe është mbështetur dhe nga rektorati, por ende nuk është vendosur. Periudha pas provimeve të maturës deri në shtator nga akademikët shihet një kohë e humbur e siflitëse për të dyja palët, nxënës e pedagogë.
Shezai Rrokaj: “Konkurs do të ketë. Është i diskutueshëm afati i konkursit, ka një mendim nga qarqet akademike për ta bërë atë në muajin korrik, për ta bërë sa më shpejt, sepse energjitë që harxhohen gjatë periudhës së konkursit janë të tilla, janë aq sfilitëse sa stafi është i papërgatitur për të filluar vitin akademik, por edhe për të, të, për të përshpejtuar kohën e shumë veprimeve që kryhen në qoftë nga, si të thuash, konsultimet, qoftë nga ato që quhen bashkërendimet etj, etj. Maturantët megjithse testohen për njohuritë e shkollës së mesme, e ndiejnë veten jo të sigurt nëse nuk përgatiten me një profesor. Shatori për ta është koha e favorshme.”
Nxënës: “ Sepse jo vetëm ke mundsi të përgatitesh, po sidomos për ata nxënësit që ngelin në vjeshtë, d.m.th. e kanë dhe më të lehtë që në shtator të japin provimin për shkollën e lartë. Plus që përgatitja me pedagogë përpara shkollës, d.m.th. gjatë verës është shumë e rëndësishme.”
Nxënës: “ Mendoj se për ne është e domosdoshme në këto kushte, sepse në mësimet, në gjimnaz janë komplet më ndryshe në shkollën e lartë dhe pedagogët i kanë ato metodat të cilat ne na shërbejnë më shumë në shkollë të lartë se në gjimnaz.”
Gazetarja: Pra ju patjetër e doni kursin përpara konkursit me pedagogë?
Nxënës: “Mendoj se kurset ndihmojnë, edhe e domsodoshme. Pa kurse paraprake nuk mendoj se ne jemi aq të përgatitur direkt për shkollën e lartë.”
Në verë shpenzojnë kohë dhe para, kur finalizohet me fitore nuk bëhen këto llogari, po kur premtimi se do të jesh fitues nuk përputhet me listat, atëhere kanë shkuar dëm të dyja. /tvklan.al