Ilir Meta: “Unë dëshiroj që ta ftoj edhe një herë publikisht, mikun tim Edi Rama që të mos vazhdojë më të ushqejë iluzione për veten e tij dhe aq më tepër tua shesë këto socialistëve, deputetëve dhe popullit shqiptar, se me Sali Berishën ai ka bërë ose mund të bëjë ndonjë reformë të rëndësishme dhe pozitive për vendin si deri tani ashtu dhe në të ardhmen. Nëse ka vërtet ato mendime për Sali Berishën, për rrezikun që Berisha u kanos të gjithëve në Shqipëri atëherë ai duhet të bëjë nja autokritikë të madhe për të gjitha pushtetet që ja dha Sali Berishën si kryeministër, në natën e 21 prillit.”/tvklan.al