Në konferencën e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Korçë, kryetari i LSI-së Ilir ka sulmuar qeverinë dhe Partinë Socialiste se po shohin interesat e tyre të ngushta, duke lënë mënjanë problemet reale të qytetarëve.

Ilir Meta:Ne duhet të ndahemi njëherë e mirë nga Gërdec qeveria, nga i gjithë morali që ajo kërkon të përcjellë, që ka si qëllim vetëm fitimet kolosale të Sali Berishës, të familjes së tij dhe të gjithë klanit të tij dhe që ka si pasojë varfërimin e shumicës se gjithë familjeve shqiptare. Jam i bindur që ju nuk mund të pajtoheni as me hipokrizitë e politikës së re. A e keni dëgjuar ju sot si e akuzon zoti Rama Berishën për shumë gjëra.”

Meta shprehu edhe njëherë besimin ën këtë takim se Lëvizja Socialiste për Integrim do të fitojë në zgjedhjet e qershorit duke premtuar në këtë mënyrë zgjidhje për mjaft probleme sociale e dhënë prioritet në veçanti punësimit ët grave./tvklan.al