Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Në këtë atmosferë, Zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta iu përgjigj kryetarit të qeverisë Fatos Nano, duke i kujtuar respektimin e rezolutës së kryesisë socialiste dhe mos kthimin e dokumenteve të partisë në letra pa vlerë.

Ilir Meta:- “Mendoj se nuk duhet të nxitohemi, për të nxjerrë konkluzione të tilla dhe njëkohësisht besoj, se nuk do të mungojë angazhimi i strukturave të PS, për të zbatuar rezolutën, pasi dokumentet që nxjerrim, duhet t’i zbatojmë, përndryshe ato janë dokumente pa vlerë dhe unë nuk do ta pranojë që dokumentet e kryesisë së PS, janë dokumente pa vlerë”.

Një ditë pasi Nano thumboi nga Vlora, Meta tha, se nuk duhet të ketë dyshime në angazhimin për përmirësimin e qeverisjes.

Ilir Meta:- “Unë dua t’ju konfirmojë angazhimin tim të plotë, për të zbatuar kërkesat dhe angazhimet e rezolutës së kryesisë së PS dhe do të dëshiroja që të gjithë të bënin të njëjtën gjë, pasi në këtë mënyrë do të përmirësonim më ndjeshëm qeverisjen, sikurse kërkon dhe publiku i gjerë dhe qytetari i thjeshtë dhe njëkohësisht do të arrinim të rrisnim më tej besueshmërinë tonë, përpara sfidës elektorale, që është ajo e zgjedhjeve të përgjithshme vendore”.

Meta ishte në fshatin Gosë të Kavajës, në përkujtimin e 60 vjetorit të vrasjes së heronjve të popullit Margarita dhe Kristaq Tutulani. Në takimin me veteranët dhe banorët e fshatit, me Metën ishin dhe kryetari eurosocialist Gjergj Koja, si dhe veprimtarë të tjerë të forumit./tvklan.al