Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Në ditën e vizitës së ministrave të jashtëm të rajonit, Ministri i Jashtëm Ilir Meta gjatë takimit dhe me homologun e tij italian, ka shfrytëzuar rastin të shprehet edhe rreth krizës së mundshme qeveritare. Kjo ka ndodhur pak orë përpara mbledhjes së kryesisë socialiste.

Mendohet se një krizë qeveritare do të ndikojë në ngadalësimin e procesit të Stabilizim Asociimit në Bashkimin Europian, ashtu siç ndodhi dhe para një viti, por zv/kryeministri dhe ministri i jashtëm mohon pengesën që vjen nga debati konstruktiv.

Ilir Meta:- “Përsa i takon shqetësimeve tuaj për një krizë të mundshme qeveritare, mendoj se ky është një shqetësim virtual, pasi debatet konstruktive synojnë rritjen e aftësive dhe të kapaciteteve për përballimin e probleme kryesore nga të cilat kushtëzohet ecja përpara dhe në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe të integrimit europian”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti