Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Qeveria italiane, ka dhuruar sot ndihma për administratën fiskale dhe doganore. Po sot është inauguruar dhe laboratori kimik doganor. I pari në vend, i cili do të përcaktojë cilësinë e mallrave, për të vendosur më pas tarifën mbi to. Sipas drejtuesve, kjo do të shmang rrjedhjet fiskale.

Në prani të Ministrit të Financave Angjeli, kreut të doganave dhe ambasadorit italianë në Shqipëri, Bova është prerë sot shiriti i inaugurimit. Aktualisht në laborator do të punojë sektori i karburanteve dhe ushqimeve. Laboratori është në funksion edhe të sektorëve antikontrabandë. Ngritja e këtij laboratori, do të rrisë nivelin e shërbimit doganor./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti