Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kosova sërisht e kërcënuar. Njësitë e ushtrisë jugosllave kanë kryer ditën e djeshme manovra në kufi me Kosovën. Njësi të motorizuara të garnizonit të Bujanovcit ishin angazhuar në këto manovra. Një gjeneral jugosllav komandant i korporatës së Prishtinës, i shpjegoi shtypit se manovra të një niveli teknik mjaft të ulët kishin për qëllim të mbyllnin një rrugë dhe të garantonin sigurine e saj.

Manovrat e ushtrisë bëhen dy ditë pas plagosjes së dy policëve në krahinën e Bujanovskit, për të cilin autoritetet e Beogradit akuzojnë terroristë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zyrtarisht tashmë e çmilitarizuar. Pra sërisht Kosova është nën ethet dhe presionet e kërcënimit të Beogradit./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori