Inflacioni për muajin Mars ka vijuar trajektoren e tij rënëse duke shënuar një tjetër rekord në nivelin e 2.3%. Instituti i Statistikave bën të ditur se krahasuar me muajin e kaluar, rënia e nivelit të çmimeve është 0.4%.

Ndërkohë rritja vjetore e çmimeve në muajin Mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,70 pikë për qindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,45 pikë për qindje.

Gjithashtu, ndikim patën edhe çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” “Pije alkoolike dhe duhan” si dhe çmimet e grupit “Transport”.

Sipas INSTAT, Krahasuar me muajin Mars 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4,2 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 3,8 %.

Ndërkohë, INSTAT vlerëson se brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 4,7 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 4,6 %

Ky nivel inflacioni ka kapërcyer tashmë prej muajsh pritshmëritë e bankës së Shqipërisë se çmimet do të zbriznin nën objektivin 3% në gjysmën e dytë të vitit.

Tv Klan