Lajme Arkiva – TV Klan 2003

3% më pak punëmarrës ilegalë në krahasim me një vit më parë. Kjo shifër është evidentuar falë një kontrolli në nivel kombëtar, me synim minimizimin e punës në të zezë. Inspektorati Shtetëror i Punës, pas kontrollit ka gjetur 15 mijë punonjës ilegalë.

“Akoma mbetet shqetësues fenomeni i ekonomisë informale, vazhdon të mbetet në shifrat gati 20% këtë vit dhe ku rreth 44% e punonjësve ilegalë të evidentuar, u takojnë pikërisht subjekteve, të cilat gjatë momentit të kontrollit rezultuan për certifikatat hetimore. Kemi përgatitur një plan masash, i cili konsiston në futjen e skemës së sigurimeve shoqërore të gjithë punëmarrësve ilegalë që janë evidentuar deri tani”.

Gjithashtu Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale vetëm gjatë një jave ka marrë 10 telefonata, ku janë denoncuar rastet e punës në të zezë. Numri i vënë në dispozicion nga vetë ministria është 251 008.

“Ne si strukturë kemi marrë masat përkatëse për të bërë inspektimet dhe për të riparuar çdo mangësi që shihet në drejtim të legjislacionit të punës”./tvklan.al

Gazetare – Danjela Kostandini