Titulli i parë kampion i Inter nën drejtimin e Simone Inzaghi po afrohet çdo javë e më shumë, pas trofeve të tjerë të fituar deri në total 3 Kupa e 2 Superkupa të Italisë.

Me këtë ecuri zikaltërit kanë grumbulluar shumë para me shpërblimet e përfituara që në fund të këtij sezoni pritet të kapin shumën e 460 milion Eurove që prej emërimit të Inzaghi sipas përllogaritjeve të bëra nga gazeta “Tuttosport”.

Një shifër e lartë që mori shtysë edhe nga ecuria e mirë e sezonit të kaluar në Europë, pasi Inter mbërriti deri në finalen e Champions League e humbur 1 – 0 ndaj Manchester City. 

Ndërsa vetëm në sezonin 2023-2024 shuma parashikohet të jetë 190 milionë euro. Një përmbyllje e shkëlqyer e një 3-vjeçari në bashkëpunimin Inter – Inzaghi.

Tv Klan