Arkiva Lajme bota – Tv Klan 2000

Rrezikohet seriozisht ekzistenca e qeverisë së parë të pavarur irlandeze, e ndërtuar pas përplasjesh të ashpra mes unionistëve dhe republikanëve. Dje kryeministri i kësaj qeverie, përfaqësues i uionistëve David Trimble, në një konferencë shtypi ka deklaruar krisjen e madhe. Sipas një raporti të vëzhguesve ndërkombëtar IRA nuk ka dorëzuar armët, të cilat duhet të dorzoheshin Brenda muajit Janar. Sheem Feim përfaqësuesi politik i IRA-s shfaqësohet se kjo s’ka rëndësi pasi afati i çarmatimit të IRA-s është deri në muajin Maj. Për Londrën një rrëzim i qeverisë Trimble do të ishte një hap prapa në marrëdhëniet më vendin kokëfortë.

Grozni është dhe s’është në duart e rusëve. Kështu mud të quhet fitorja për marrjen e kryeqytetit rebel. Më tepër kjo është arritur si pasojë e tërheqjes së çeçenëve nga qyteti. Gjithësesi tani në kështjellën e qendrës Grozni lëvizin formacionet ruse, ndërsa Moska vetëm mërmërinë për pushtimin e Groznit.

Është mbyllur në Amerikë e quajtura zgjedhja primare, raundi i parë i kandidatëve për postin e presidentit të SHBA-së. Surpriza e tyre ishte republikani McCain, ish luftëtar i Vjetnamit, senator i Arizonës. Bush Junior i biri i ish-presidentit amerikanë ka festuar mbylljen e raundit të parë duke u shprehur se rruga drejt Shtëpisë së Bardhë është ende shumë e gjatë. Bradly ish-kampion i basketbollit në amerikë është kandidati demokrat i cili është mbështetës për zv/presidentin Al Gor, njeriu që ka mbështetjen e Bill Klinton dhe gjithë stafit të tij.

Përleshje të ashpra mes studentëve meksikanë. Qindra të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë. Medja locale flet dhe për dy të vdekur./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori