Koka: Traktati i Lisbonës, Irlanda thotë “Jo”

Në të gjitha kryeqytetet e Bashkimit Evropian djegia që Irlanda i bëri traktatit të Lisbonës është pritur me frikë dhe konfuzion.

Kjo sepse ratifikimi i këtij traktati një version i zbutur i kushtetutës evropiane e hedhur poshtë në vitin 2005 nga francezët dhe holandezët është i nevojshëm për një veprimtari efektive të Bashkimit Evropian nga fillimi i hierarkisë deri në majë.

Me 53.4% të votave kundër traktatit të Lisbonës në mbarë bllokun janë ngritur një sërë pikëpyetjesh nëse Bashkimi Evropian do të jetë i aftë të vejë rregull në strukturat e tij të brendshme dhe të ristrukturojë pushtetin e tij politik dhe ekonomik në sferën ndërkombëtare të dominuar nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera si Rusia, Kina dhe India.

Por cilat janë mësimet që do nxjerrë Brukseli nga ky pësim në Irlandë dhe strategjia që do të adoptojë për të vazhduar me reformat e propozuara në Lisbonë?

Vota kundër nënkupton frikën e popujve të Bllokut 27 anëtarësh se BE-ja po shkon drejt një rruge që askush nuk e kupton dhe aprovon.

Kjo ishte veçanërisht një humbje për presidentin francez, Nikolas Sarkozi, i cili dëshironte që politikave evropiane t’i shtonte pak erëza parisiene në çështje të mbrojtjes emigracionit dhe energjisë. 

Tani në këmbim të një po-je Irlandës mund t’i ofrohet një protokoll i veçantë mbi regjimin e taksave.

Liderët e bllokut, me rënien e euros, që ndërkaq garantojnë se kjo gjë nuk do të ndikojë në planet për zgjerim po përgatiten për një samit ku do t’i përgjigjen kësaj pyetje.

Si duhet zgjidhur një krizë e shkaktuar nga mijëra votues që nuk iu bindën dëshirës së udhëheqësve të tyre?/tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle