Berlusconi akuzohej se kishte paguar njerëz për të heshtur për festat e tij

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është shpallur i pafajshëm në gjyqin në Siena pas akuzave për  ryshfet.

Gjyqi, i quajtur Ruby-ter, është edhe një pjesë tjetër e skandalit “Rubygate” dhe festave të famshme që 83-vjeçari , organizonte  me vajza të bukura në vilën e tij luksoze pranë Milanos  të njohura për shtypin italian si “bunga-bunga”.

Kam folur pak më parë me  Berlusconin dhe ai  është shumë i lehtësuar dhe i lumtur”. -u shpreh avokati  i tij mbrojtës Federico Cecconi.

Berlusconi akuzohet se ka paguar Ruby Ter një pianiste  për të dhënë dëshmi të rreme në lidhje me festat e organizuara nga miliarderi italian ku ajo luante muzikë. Nëse do të provohej fajësia e  dy të pandehurve atëherë ata do të do të merrnin një dënim prej 4 vitesh.

Akuzat mbi ish-kryeministrin kanë të bëjnë me pagesat e bëra nga ai ndaj njerëzve të ndryshëm në këmbim të heshtjes së tyre për festat e organizuara.

Kujtojmë se, Berlusconi mbizotëroi në politikën italiane për më shumë se dy dekada me gjithë skandalet seksuale, gafat dhe telashet ligjore. Ai u dënua në 2013-n me shtatë vjet burg për  prostitucion me të mitur dhe shpërdorim detyre por përfundimisht në Mars 2015 ai u shpall i pafajshëm.

Klan News