Jasir Asani me shumë gjasa do të luajë sezonin e ri në kampionatin spanjoll. Gazetari i Tv Klan, Glendi Tafaj, i cili ndodhet në Gjermani pranë kombëtares sonë, zbuloi ekskluzivisht në emisionin “Kampionët” se sulmuesi kuqezi dhe klubi i Las Palmas kanë arritur një marrëveshje.

“Bëhet fjalë për një kontratë 2 vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër. Akordi mes palëve tashmë është arritur, teksa ngelet vetëm që klubet. Las Palmas dhe Guanzhu, të gjejnë gjuhën e përbashkët për transferimin e shqiptarit.”

Kalimi në La Liga, një nga kampionatet më të fortë në botë do të ishte një hap i madh në karrierën e Asanit.

Sulmuesi 29-vjeçar ka qenë pjesë e formacionit titullar të Silvinjos në dy ndeshjet e para të Euro 2024. Ai spikati gjatë fazës eleminatore të Kampionatit Europian, sidomos me golat e tij të shkëlqyer nga distanca kundër Polonisë dhe Republikës Çeke.

Asani është pjesë e Guanzhu, në Korenë e Jugut, por kohët e fundit marrëdhëniet e tij me klubin nuk janë në pikën më të mirë.

Klan News