Rexhina, një zonjë nga Shkodra telefonoi në “Aldo Morning Show” në Tv Klan për të kërkuar një opinion për një shqetësim. Ajo tregon se bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë kohë më parë dhe prej 4 vitesh ajo ka rigjetur dashurinë.

Zotëria është shqiptar që jeton në Australi, por familja e tij nuk është dakord me lidhjen. Çifti është në mëdyshje për të ndjekur zemrën apo familjarët. Nga ana e Rexhinës, e cila ka një fëmijë, nuk ka asnjë pengesë.

Aldo: Këtë zotërinë ku e njohe?

Rexhina: Ne jemi njohur në Shqipëri, kemi lidhje miqësore me njerëzit e tij.

Aldo: Pra ku e njohe?

Rexhina: Ne jemi njohur në Shqipëri, në pushime.

Aldo: Ky çfarë moshe ka, sa diferencë moshe keni ju?

Rexhina: Nuk ka problem, diferenca nuk është e madhe. Dashuria nuk njeh moshë.

Aldo: Po për çfarë e dashuron këtë ti?

Rexhina: E dashuroj se jemi dashuruar…

Aldo: Çfarë të bën ty ta dashurosh këtë njeri?

Rexhina: Është i sinqertë, është njeri shumë i sinqertë, për mua ëështë gjithçka, na ka rënë gjaku me njëri-tjetrin por familja e tij nuk është dakord. Atij i ka vdekur gruaja.

Aldo: Tani ai jeton në Australi?

Rexhina: Ai po, tani është këtu me pushime.

Aldo: Keni 4 vjet bashkë ju the?

Rexhina: Po, jetojmë së bashku këtu.

Aldo: Pra e ka lënë Australinë, ka ardhur në Shkodër?

Rexhina: Ka ardhur në Shkodër për momentin.

Aldo: Çfarë zanati ka ky?

Rexhina: Është drejtor në një ndërmarrje atje, ka një fabrikë familja.

Aldo: Ah, ka familja një fabrikë, ky është drejtor dhe ka 4 vjet e s’ka shkuar. Ti vetë çfarë moshe ke?

Rexhina: I kemi kaluar të 50-at.

Aldo: Po ai sa është tamam?

Rexhina: Ai është 60.

Aldo: Çfarë problemi ka familja e tij që thotë nuk duhet?

Rexhina: Familja e tij, nuk i pëlqen, nuk duan të zëvendësojnë mamanë.

Aldo: Sa fëmijë ka ai?

Rexhina: Ai ka 4, por 2 janë kundërshtarë, vajza e një djalë.

Aldo: Ndoshta duhet tentuar të flasësh me ata, ke tentuar të flasësh me ata?

Rexhina: Me djalin kam tentuar, por vajza nuk pranon. Edhe djali nuk pranon, u duket diçka për të zënë vendin e mamit. Ata janë të martuar, kanë jetën e vet.

Aldo: Po ky vetë çfarë thotë?

Rexhina: Ky është i çmendur, jemi çmendur të dy pas njëri-tjetrit.

Aldo: Ju e paskeni të zgjidhur, paskeni luajtur mendsh të dy, të zgjidhur e keni!/tvklan.al