Javën e ardhshme mbretëresha e Britanisë së Madhe Elisabeta II do të firmosë protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në aleancën e Atlantikut të veriut.

Lajmi bëhet i ditur nga kryeparlamentarja Topalli. e cila është duke vijuar vizitën e saj në Londër.

Jozefina Topalli: “Me datën 10 mbretëresha do të firmosë protokollin e NATO-s të hyrjes, të pranimit të Shqipërisë në NATO. Do me thënë janë edhe pak ditë, pas një jave mbretëresha do ta firmosë një gjë të tillë dhe Britani është një ndër mbrojtëset më të forta të proceseve integruese të Ballkanit perëndimor dhe Shqipërisë në veçanti.”

E ftuar nderi e kryetarit të dhomës së komunave Michael Martin. Topalli ka marr pjesë në mbledhjen konfidenciale të forumit më të lartë të vendimmarrjes të dhomës së komunave.

Gjatë takimeve që kryeparlamentarja ka zhvilluar me përfaqësues të qeverisë britanike, ka marrë garanci se parlamenti, qeveria dhe Dhoma e Lordëve do të vazhdojnë të jenë mbrojtësit kryesor të proceseve integruese të Shqipërisë në BE dhe NATO.

Kryeparlamentarja Topalli ka zhvilluar dhe një takim me përfaqësuesit e grupit parlamentar të miqësisë MB Shqipëri./tvklan.al