Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” është bërë Afrimi nga Gjakova i cili ka treguar se atij i ka vdekur gruaja, më pas nëna dhe vajza.

Nga mëriza djali i tij vendosi ta martojë atë me një grua nga Tirana përmes një shkuesi nga Kukësi i cili i kërkonte 1000 euro.

Pasi u martua gruaja e re e Afrimit e quajtur Lorena së bashku me një kushërirën e vet që hiqeshe si e motra e saj kishin kurdisur një gënjeshtër që të largohej nga shtëpia.

Roza merr në telefon Lorenën dhe i thotë që i ati ka vdekur, ndërkohë që i ati biologjik i kishte vdekur para 3-4 vite më parë. Ajo kishte një njerk sepse nëna e saj ishte martuar me dikë tjetër pasi i kishte vdekur burri. Lorena kur mësoi lajmin filloi të qante me dënesë dhe sipas tij ishte shumë e besueshme dhe sillej sikur vërtet i kishte vdekur babai, por në të vërtetë nuk i kishte vdekur. Pavarësisht këtyre gjërave Afrimi thotë se ka shkuar shumë mirë me Lorenën dhe e do shumë.

Ardit Gjebrea: Afrim si ke shkuar me Lorenën?

Afrimi: Fort mirë.

Ardit Gjebrea: Dhe ti e do akoma atë?

Afrimi: E dua akoma, por ajo nuk e di, e dua me shpirt.

Ai tregon se pasi iku në Tiranë për vdekjen e të atit, nuk i shkoi më në shtëpi për 2 muaj. I ka shkuar në fillim të Marsit para se të mbyllej gjithçka nga pandemia dhe ngeli në Kosovë deri në Qershor kur u hapën kufijtë dhe më pas ka ikur sërish në Tiranë dhe nuk u kthye më tek Afrimi. Ai e ka mbajtur me para sepse nuk kishte as çfarë të hante. Pavarësisht gjërave që ajo ka bërë, Afrimi e do shumë atë dhe shpresonte që Lorena t’i vinte në studio, por gruaja e refuzoi këtë ftesë duke e lënduar atë. /tvklan.al

Ka një mesazh për ty – Bruna dhe Paolo Rigon, nje dashuri
amerikane (7 Shkurt 2021)

Bruna është bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare e cila ka treguar historinë e bukur të dashurisë së saj.

Pasi u nda nga partneri i saj në Shqipëri nga ku erdhi në jetë dhe një djalë, ajo udhëtoi drejt Amerikës tek prindërit nga ku e nisi jetën nga e para. Ajo menaxhonte një dyqan të motrës së vetë dhe aty u njoh edhe me Paolon bashkëshortin e saj.

Ai kishte ardhur si turist për të ndjekur finalen e Brazilit she shkonte shpesh tek dyqani i Brunës që blinte bukë dhe pas një jave ishte ndeshja finale Brazil-Francë dhe ai e ftoi në një party që kishin organizuar brazilianët. Ajo shkoi dhe Paolo e prezantoi atë si e dashuria e tij dhe aty nisi historia e dashurisë së tyre.

Ardit Gjebrea: Po me djalin ishte miqësor, si sillej?

Bruna: Pasi ramë dakort që do krijojmë një lidhje, unë me ato traditat shqiptare i thashë do vish të më kërkosh tek babi dhe tha po patjetër. Babi tha ti nuk më dëgjove herën e parë do më dëgjosh herën e dytë? Kështu që vazhdo bëj çfarë të duash. Paolo ishte turist dhe u kthye në Brazil. Unë mendoja se ishte diçka kalimtare sepse ky do ikë në Brazil, ka jetën e vetë dhe nuk do kthehet më, por pas një muaji ai u kthye dhe unë shkova në Miami e prita, kam udhëtuar gjithë natën me makinë, ai vine në orën 7 të mëngjesit.

Erdhi për mua dhe që atë ditë ne kemi bashkëjetuar për 1 vit ku bëmë dhe shpalljen e fejesës, pastaj bëmë dasmë, pastaj pas një viti erdhi vajza. Kemi një vajzë 21 vjeçare, djali është 28 vjeç dhe ka një vajzë, kështu që jam dhe gjyshe. Është ndjesia më e bukur në botë.

Ardit Gjebrea: Unë nuk kam parë gjyshe më të bukur në botë.

Bruna: Faleminderit.

Bruna tregon se bashkëshorti i saj është dashuruar me Shqipërinë dhe dëshiron që të jetojë këtu. Ajo është parukiere në Florida ka sallonin e saj, fëmijët, familjen dhe është e vështirë që të shkëputet nga aty, por Paolo ka sakrifikuar për të 23 vite, ka bërë çfarë ajo ka dashur dhe për këtë arsye sot në studio do i thotë se pranon të jetojnë në Shqipëri. /tvklan.al